Sado të përpiqemi e kemi kot, koronavirusi zhduket vetë, kur ti vijë koha!

Isaac Ben-Isarel ngriti shumë pikëpyetje kur tha se virusi vdes vetë pas 70 ditësh, me apo pa ndërhyrje.

Sipas tij, çdo përpjekje për të kufizuar virusin do ketë të njëjtin rezultat pasi virusi është “vetëkufizues” dhe pasi kalon pikun, zhduket me shpejtësi.

Ai thotë se analiza e tij tregon se e njëjta gjë ndodh edhe te vendet që kanë aplikuar masa të rrepta, edhe te ato që kanë marrë masa të buta.

Sipas tij, shembulli i Suedisë e tregon diçka të tillë. Gazeta “Times of Israel” ka vendosur ta pyesë profesorin se përse mendon kështu.

“Nuk e di se përse virusi vdes pa ndërhyrje. Nuk kam asnjë shpjegim. Ka shumë spekulime për këtë. Ndoshta lidhet me klimën. Ndoshta virusi ka një jetëgjatësi të caktuar”.

Shumë ekspertë të tjerë, qoftë në Izrael apo jashtë tij, i kanë hedhur poshtë këto teza si qesharake.

Loading...