Profesori napolitan: ‘ Ka një kurë, që e vret koronavirusin brenda 48 orëve’

“Ka një kurë. Mund ta vrisni virusin brenda 48 orësh. Ka një kurë dhe funksionon brenda një kohe të shkurtër”.

Kështu ka deklaruar Giulio Tarro, një profesor napolitan dhe student i Albert Sabinit të madh, shpikës i vaksinës kundër poliomielitit, është nominuar disa herë për çmimin Nobel në Mjekësi.

Atij iu dha çmimi ‘Biolog of the Year’ nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve më të Mirë në Botë në Dhjetor 2018.

Ai është kryetar i Komisionit për Bioteknologji të IOSSferës ËABT, i krijuar nën kujdesin e UNESCO-s dhe autor i studimeve të shumta në universitetet amerikane. Në ditën e dhënies së çmimit, një prej fotografive të tij u vendos në Sheshin Time në Neë York, por gazetat italiane nuk shkruanin asnjë kolonë.

Profesori ka kritikuar në mënyrë të përsëritur pretendimet e medieve dhe ekspertëve për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kjo është arsyeja pse nuk është thirrur në asnjë nga dhjetëra ekipet italiane për të trajtuar sëmundjen.

Së pari ishte Paolo Ascierto, i Institutit Pascale në Napoli, i cili u dha pacientëve të tij të sëmurë në Covid-19 një anti-inflamator të fuqishëm që përdoret pikërisht për artritin reumatoid (Tocilizumab), ndërsa Tarro na befasoi me deklaratën e tij në një intervistë për faqen e internetit affaritaliani.it./balkanweb

Loading...