‘Fëmija mrekulli’ mposht koronavirusin, videoja e saj emocionon botën

Një video emocionuese, publikuar nga mediat, ka bërë sot xhiro në rrjet dhe i ka emocionuar të gjithë.

“Fëmija mrekulli” është quajtur Erin e vogël pasi luftoi me koronavirusin për dy javë. Duartrokitje dhe lot nga infermierët e spitalit që ishin kujdesur për të.

Vogëlushja i ka kaluar dy javët e fundit në izolim, në spitalin pediatrik në Liverpul, ndërsa kishte qenë në kujdes intensiv.

Dje, infermieret që u kujdesën për vogëlushen, lajmëruan prindërit, Emma dhe Wayne, që vajza e tyre e ka kaluar tashmë rrezikun.

Në videon emocionuese që spitali ka postuar në rrjetet sociale është momenti emocionues kur vogëlushja ka dalë nga izolimi.

Ndër të tjera, në krah të videos shkruhet: “Mund të keni dëgjuar për vogëlushen 6 muajshe Erin, e cila është shëndoshë e mirë pasi fitoi betejën me COVID19.”

Loading...