Ish deputetja Mesila Doda reagoi me mosbesim ne lidhje me shifrat e dhena te dielen nga autoritetet italiane ku raportuan 260 viktima nga koronavirusi ne 24 oret e fundit.
Ajo mendon se dicka po fshihet pasi dje ne Itali eshte thene se tek trupat e 50 te vdekurve ditet e fundit autopsia nuk ka gjetur gjurme te koronavirusit.
Mesazhi i Dodes:
Genjeshter e loje e shemtuar qe kembengulin ta mbajne ende ne kembe…
Dje prokuroria italiane hapi hetimet pasi ne 50 trupa qe kishin vdekur me Covid gjate autopsise nuk u gjet asnje gjurme Covid-i…
Si krejt rastesisht sot pergjysmohet numri i viktimave dhe kemi vetem 250 viktima, duke mos pasur me guximin te vazhdojne genjeshtren mbi viktimat qe nuk kane ze te flasin dot…
Çfare teatri i tmerrshem e genjeshter e thurur me ligesi nga tregtaret e shpirtrave… dikush duhet te mbaje pergjegjesi per gjithe kete shqyerje mendore, fizike e emocionale qe i bene njerezimit.