Një shqiptar, rezident në Greqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Burimet bëjnë me dije 65-vjeçari me inicialet E.S nga Elbasani ka humbur betejën ndaj koronavirusit tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, e ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme.
Nga po të njëjtat burime thuhet se 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën.
Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës i pashoqëruar nga asnjë familjarë dhe më pas është tërhequr nga një mjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.
Loading...