Qendrimi ne karantine ka prodhuar histori nga më të pabesueshmet.
Një pult televizori mund të kthehet në mollën e she.rrit, po jo she.rri të lehtë, por nga ata që nuk zgjidhen më as me zë të lartë. Por kërkohet ndihma e policísë.
Ose dikush tjetër që kërkon cigare dhe alk.ool dhe nga nervat thy.en dyqanin e mbyllur. Të dyja këto kanë ndodhur në Tiranë.
Rasti më tipik është ai mes një çifti, të cilët janë përp.lasur pasi vajza e vogël ka th.yer pultin e televizorit; temperaturat e grindjes janë ngritur dhe më pas është kërkuar ndihma e polícisë, pasi bashkëshorti ka humbur kontrollin.
Denoncuesja rezulton të ketë qenë edhe më herët e martuar dhe nga kjo martesë, ka një vajzë të vogël. 33-vjeçarja nga Peqini është martuar sërisht me shtetasin U.T. në Kamëz. Jeta në çift nuk ka pasur probleme deri në karantinimin për shkak të Covid-19.
“Jetoj në rrugën “New York” në Kamëz – tha gruaja në policinë e Kamzës. – Punoj në një fasoneri prodhim këpucësh. Jetojmë me qera dhe së fundmi punoja dhe me orare të zgjatura. Si fillim she.rret nisën se u ngushtuam ekonomikisht”.
Gruaja rrëfeu në polici se më 10 prill ajo u kthye vonë nga puna dhe kishte parë që i shoqi kishte pirë. “Madje fillloi dhe bë.rtiste dhe thoshte nuk e duroj dot vajzën tënde, nuk dua ta mbajmë ne këtu. Kur e pyeta se çfarë kishte ndodhur, më tregoi se ishte mërzitur nga ime bijë, pasi duke luajtur, ajo kishte thy.er pultin e televizorit”, thotë gruaja që i konsideron nervat e bashkëshortit si qesharake dhe të pajustifikuara.
Sipas saj – shton burimi policor, i shoqi kishte ndryshuar ditët e fundit nga mungesa e punës dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.
“Ai filloi të më sha.jë edhe mua të më quajë lav.ire madje, më tha zhd.uku”, shton gruaja, e cila ka firmosur denoncimin për dhu.nën e pashpjegueshme përpara oficeres së policisë V.P.
Por se sa e ka rënduar gjendjen psikologjike të disave kjo pandemi, prisni dhe dëgjoni rastin tjetër.
E.C. nga Burreli u shoqërua në komisariatin numër 3 të kryeqytetit për akuzën e shka.tërrimit të pronës dhe jo pak, por të pesë autoveturave. 30-vjeçari është pyetur gjerë e gjatë nga agjentët dhe përgjigjjet e tij janë dhënë nën efektin e alk.olit. Pasi kanë pritur t’i dalë rakia, agjentët e kanë marrë sërisht në pyetje, pasi dyshonin që mund të kishte ndonjë kon.flikt të hershëm.
Por asnjëri nga këto dyshime nuk u provua. Një nga agjentët që e ka marrë pyetje tregon për Gazetën “Si” se E.C. pasi ka konsumuar alko.ol në banesë, ka dalë për të blerë cigare në rrugën “Androkli Kostallari”. Pasi ka kërkuar gjithandej dhe kudo ka parë dyqane të mbyllura, nervat e kanë lënë.
“Ne pamë një djalë që bërtiste dhe sh.ante për Covidin dhe sha.nte me fjalor ofe.ndues”, tregoi në polici një banor që ka përshkruar se si më pas i riu i acaruar ka q.ëlluar me gru.shte makina të ndryshme të parkuara në lagje. Siç rezultoi më pas, kur në vendngjarje mbërritën patrullat, i riu për të shfryrë nervat kishte dë.mtuar pesë automjete.
“Pasi shau qytetarët që e shikonin të habitur, 30-vjecari ka th.yer pasqyrat e pesë automjeteve”, tregon për “Si” njëri nga agjentët që këqyri dhe mbajti procesverbal të konf.liktit mes një njeriu dhe pesë automjeteve.
Çfarë deklaroi i de.huri?
Pasi i ka dalë rakia e shtëpisë, i shoqëruari në komisariat ka pranuar gjithçka. “Isha i d.ehur, nuk kam ko.nflikte me askënd. Nuk di se si ndodhi, humba qetësinë dhe po bërtisja, por dikush më tha mos e ngri zërin mos bërtit, atëherë fillova të thy.eja çdo gjë”, është rrëfyer ai.
Policia deklaron se mori deklaratat e secilit prej pronarëve të mjeteve të dë.mtuara, të cilët konfirmuan se nuk kishin asnjë njohje me të shoqëruarin dhe asnjë kon.flikt me të. Në këto rrethana 30-vjeçari nga Burreli me banim në Tiranë, do të hetohet në gjendje të lirë për shka.tërrim prone./gazeta si