Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se në këtë takim dëgjoi problematikat e këtij sektori.
Meta i bëri të ditur Gjikës, se i ka kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e sektorit të fasonerisë.
Postimi i plotë i Metës:
”Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.
Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu.”