Dy persona janë gjetur të vrarë në afërsi të Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.
Burimet bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Preng Simoni dhe Kolë Murrani të cilët sipas policisë mund të jenë vrarë me armë zjarri.
Kol Murrani njihet si kengetar ne zone pasi interpreton muzike me cifteli.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktimat janë të moshës rreth 60-vjeç, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së dy burrave.
Loading...