Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se shqiptari i identifikuar si Blendi G. 47, u qëllua për vdekje në Berlin teksa po kthehej nga puna afër pragut të shtëpisë ku jetonte.
Sipas medias gjermane “Bild”, autori mendohet të jetë një shqiptar tjetër rreth moshës 60 vjeçare, ndërsa dëshmitarët kanë pohuar se janë dëgjuar rreth 3-4 të shtëna me armë dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Pasi ka ekzekutuar 47-vjeçarin, shqiptari tjetër ka qëlluar edhe veten, ai është transportuar me urgjencë në një nga spitalet e zonës zë Berilinit, por për shkak të plagëve të marra, ai ndërroi jetë. Blendi G, rreth 47 vjeç mori plumba në kokë dhe më pas në trup duke mbetur i vdekur para shtëpisë.
Shqiptari
Sipas kësaj mediaje, shqiptari punonte roje pranë një dyqani në Berlin, por nuk jep asnjë detaj për shkakun e kësaj vrasje. 47-vjeçari la pas dy fëmijë, një vajze 6-vjeçare si dhe një djalë 14 vjeç. Autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë mes shqiptarëve në Gjermani.
(n.m/BalkanWeb)