U infektua nga koronavirusi, humb jetën publicisti shqiptar që jetonte në SHBA

Publicisti shqiptar Ilir Hashorva është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të publicistit të njohur.

Hashorva ishte infektuar nga koronavirusi COVID-19, sëmundje e cila i rëndoi gjendjen shëndetësore dhe nuk mundi të mbijetonte. Ilir Hashorva jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është autor dhe përkthyer i disa vëllimeve, të tilla si ““Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja”, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin” etj.

Ilir Hashorva ishte djali i mësuesit të njohur dhe intelektualit Ali Hashorva.

Loading...