Nje konflikt mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi ka perfunduar ne perleshje te dhunshme mes tyre.
Lako, i cili njihet per rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Ka qene Policia qe ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët nderkohe qe ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia.