Detaje/ Vrau rapsodin e njohur dhe shokun e tij, ja kush është autori i dyshuar

Aleksandër Përdoda, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në Lezhë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lalm i Vjetër. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda, ka vrarë me armë zjarri Kol Murranin dhe shokun e këtij të fundit, Preng Simonin, ndërsa mësohet se paska si motiv një konflikt pronësie që ai kishte me rapsodin e njohur të kësaj zone (Kol Murranin).

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar, Përdoda, u arratis, ndërkohë që u arrestua disa orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje nga oficerët e policisë, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihej nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë./lajmifundit

Loading...