Janë të panumërta këshillat për të rënë nga pesha, ashtu siҫ janë të panumërta edhe këshillat e dietat nga specialistët për një ushqyerje më të mirë dhe me produkte të stinës në ҫdo sezon.
Ajo për të cilën të gjithë nutricionistët bien dakord që funksionon janë ndryshimet e vogla në mënyrën e të ushqyerit. Ndryshimet e vogla, në pjesën më të madhe të rasteve, përbëjnë ndryshime të mëdha në shëndet.
Nëse je në grupin e atyre njerëzve që sakrifikojnë pak për të arritur peshën ideale, në një periudhë të caktuar kohe do të kesh marrë rezultatet që dëshiron.
Një nga rregullat që po praktikohet ҫdo ditë e më shumë është 80 me 20. Ҫfarë është ky rregull?
Tek japonezët funksionon mjaft mirë, sepse siҫ dihet, është një popull që nuk vuan nga mbipesha. Nëse amerikanët hanë derisa ta ndiejnë veten plotësisht të ngopur, japonezët hanë aq sa të jenë 80 për qind të ngopur.
Sipas tyre, ky është sekreti i peshës ideale dhe sekreti për të qenë gjithmonë në formë (hara hachi bu). Pra, nëse do të biesh nga pesha, provo këtë metodë duke ngrënë 20% më pak se normalja. Ka dhe një interpretim tjetër:
Ndoshta mund ta kesh dëgjuar edhe Olivia Munn, e cila humbi 12 kg për rolin e saj në “X-Men”, vetëm duke ndjekur rregullin 80/20. Por ka edhe shumë artikuj të tjerë që flasin për këtë rregull. Ҫfarë është?
Është shumë e thjeshtë për të ndjekur një dietë të tillë, 80 për qind fokus në ushqime të pastra, ushqime të mira për shëndetin (veҫanërisht perime).
Ndërsa pjesa tjetër (20%) është ajo që i referohet ushqimit që të pëlqen të hash. Dhe ndërsa ha mirë në të shumtën e kohës (80 për qind), atëherë grupi i ushqimeve që të pëlqejnë më shumë nuk ndikojnë në shtimin në peshë.
Olivia tha për “Women’s Health” se kur filloi xhirimet e filmit “X-Men”, u përpoq të bënte disa seanca private me trajner personal duke u përpjekur të hante ushqim të shëndetshëm.
Qëllimi, tregon ajo, ishte të kishte trup në formë dhe të shëndetshëm… Filloi të punonte ҫdo ditë duke praktikuar rregullin 20-80, ku 80 për qind ishin fruta dhe perime, ndërsa 20 për qind, ҫdo gjë tjetër.
Kështu, është një metodë mjaft e mirë, nëse të hahet buka apo mishi, por mos harro që më shumë duhen frutat dhe perimet