Një 27-vjeçar dhe një burrë 63 vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Po kështu në pranga ka përfunduar edhe B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Loading...