Detaje nga vr.asja në Vlorë

Konflikti për pronën dyshohet se është shkaku i një konflikti të degjeneruar në vrasje në qytetin e Vlorës.

Viktima është 60-vjeçari Bujar Mehmetaj, i cili pasi ka pësuar lëndime të rënda nga një person që dyshohet të jetë komshiu i tij, i riu me inicialet J.L., 25 vjeç, si pasojë ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sipas dëshmive të disa personave që ndodheshin në afërsi të një pike karburanti në afërsi, autori i krimit ka goditur komshiun, me të cilin ka krushqi, me një shkop bejsbolli.

Shkaku mund të jetë vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e njërës banesë, por me fushëpamje nga të dyja shtëpitë.

Dy punonjës të karburantit u shoqëruan nga policia në cilësinë e dëshmitarëve okularë.

Loading...