Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se pavarësisht dy goditjeve që ka pësuar vendi, Shqipëria nuk u gjunjëzua dhe inkurajon se kjo situatë do të tejkalohet me sukses.
Mes të tjerash, ai theksoi se projektet per Rindërtimin janë duke u mbyllur dhe se kantieret nisin punën në muajin qershor.
“Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, Tërmeti dhe Armiku i Padukshëm, ne nuk u gjunjëzuam dhe me durim e me mundim, do t’ia dalim me sukses e do të ringrihemi më të mirë e më të fortë, sëbashku. Të gjithë të prekurit nga tërmeti do t’i kthejmë në shtëpi siç jemi zotuar. Tanimë planet janë bërë, projektet po mbyllen, procedurat e shumë garave janë në proces dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit”.