Edhe pse kishim dyshime, si duket këtë verë do të bëjmë plazh.
Lajmin e mirë na e ka dhënë mjeku i njohur, Pëllumb Pipero.
Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe i cili në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2 tha se “pandemia po kalon”.
“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë.
Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi.
Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme.
Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh.
Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar”, ka thënë Pipero.
Ndërsa teksa u pyet në lidhje me frikën që ekziston për një valë të dytë infeksoni ai u sshpreh se mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por sipas tij mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër.
“Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe”, shprehet ai.