Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka falënderuar publikisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për punën e bërë deri më tani me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Por nga ana tjetër, Hajdari tha se fytyra e vërtetë e kryeministrit Rama nuk është kjo, por ajo që nxjerr Ilir Beqajn të bëjë atë deklaratë dhe të dihet sikur e kundërshton më pas.
“Ai që abuzon sot do ti përgjigjet popullit në datën e zgjedhjeve.
Ai kryeministër që sot tallet duke folur me vetën dhe duke sharë lartë e poshtë po çon energji negative në popull.
Ministrja Manastirliu ishe e vetmja sot që dhatë një fjalë që ishte për t’ju duartrokitur dhe keni bërë një punë shumë të mirë. Si një nënë ju uroj për punën që keni bërë.