Nga 4 maji shërbim taksi në gjithë territorin, por ka një kusht

Maji me sa duket do të jetë muaji i daljes nga karantina për një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë dhe me lehtësime për biznese të ndryshme dhe lëvizjen e njerëzve.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu foli për planin e rihapjes ku bën pjesë dhe rikthimi i shërbimit taksi në të gjithë vendin.


Ajo tha se nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin. Por ka një kusht.


“Duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetëse”, deklaroi Manastirliu.

Loading...