Fotoja e mjekut shqiptar shfaqet në Times Square/Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit

Mjeku kardiolog Sulejman Çelaj është një mjek shumë i njohur në SHBA.

Në kuadër të luftës me koronavirusin, Çelaj është falenderuar në mënyrë speciale për kontributin e tij.

Një foto e tij është shfaqur në Times Square, në New York.

Në një lidhje direkte nga New York-u i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mjeku i njohur tha se është surprizuar kur e ka shikuar atë fotografi.

“U surprizova shumë kur shikova fotografinë.

Dedikimin e kanë bërë disa biznesmenë shqiptarë të suksesshëm këtu në SHBA”- tha Çelaj.

Loading...