Persona ende te pa identifikuar kane hyre ne banesen e një familje ne periferi te Tiranes dhe kane vjedhur gjithcka nga aty pasi kane dhunuar anetaret.
Familja ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.
Sipas raportimeve policore, tre persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.
Nga raportimet e para, bëhet e ditur se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.
Pas largimit te grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.