Fier/ Naftëtarë presin me protesta Ramën: Duam pagën e luftës, jemi pa bukë

Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në qytetin e Fierit, aty ku ka shkuar për të inspektuar punimet e qendrës së qytetit.

Shumë qytetarë, mes tyre edhe punonjës të rafinerisë së naftës dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Ata shprehen se ende nuk e kanë marrë pagën e luftës edhe pse ministrja Balluku deklaron sikur është marrë.

Naftëtarët bëjnë thirrje që këtë pagë ta marrin sa më shpejtë ose përndryshe do futen në grevë urie.

Njëri prej protestuesve shprehet:

Ku e ka zonja Balluku që naftëtarët do kenë 400 mijë lekëshin, pse mashtron. Ky kryeministër që thotë do ti merrni pagat e luftës, pse mashtron. Dritat dhe ujin me çfarë ti paguajmë, të shesim xhaketat.

I bëjmë thirrje kryeministrit të verë dorë mbi naftëtarët ose përndryshe do hyjmë në grevë urie. Jemi të indinjuar sepse ministrja Balluku e tregoi fytyrën e saj.

Ministrja Balluku tha se naftëtarët e kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që ne nuk e kemi marrë akoma. Ne kërkojmë edhe rifillimin e punës.

Loading...