Laboratori i drogës në Fier/ Banori: Erdhi policia dhe ma bëri me sy, unë e kuptova…

Një nga banorët e zonës, e përshkruan Aleksandrin, kryefamiljari banesa e së cilës ishte shndërruar në një laborator droge, si një njeri shumë të mirë, por në gjendje të vështirë ekonomike.

Ai thotë se nuk ka parë hyrje- dalje të dyshimta.

“E shoqja ishte e sëmurë. S’kam parë fare lëvizje të dyshimta. Ka një djalë dhe 3 çupa, një e ka në Tiranë merret me piktura.

Njerëz fukarenj, në hall të tyre, janë të ardhur, e njoh personalisht kryefjalimjarin, kam pasur pak muhabet, nuk ka qenë njeri i keq, e kam thënë me gjithë shpirt, erdhi shefi këtu dhe ma bëri me sy, po unë e kuptova, nxorën nga shtëpia disa llamarina. Jetonin burrë e grua dhe djali”, tha dëshmitar.

Loading...