Si do bëhet plazh këtë verë? Ministri Klosi zbulon sa persona do qëndrojnë në 10 metra katrorë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë këtij sezoni turistik në plazhet e bregdetit në 10 metra katrorë do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona.

Klosi tha gjithashtu se shërbimi këtë vit do të jetë individual dhe nuk pritet të ketë festa në plazhe.

“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime.

Do të jetë shërbim individual. Në 10 metra katrorë do të ketë vetëm 4 veta. Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet.

Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”, u shpreh Klosi./abc news

Loading...