E ndryshme do të jetë kjo fundjavë e parë e muajit maj.
Të moshuarit kanë fituar liri dalje jo vetëm të shtunën por edhe të dielën deri në orën 10:00.
Përgjatë këtyre dy ditëve fëmijët deri në 14 vjec do të kënë në krah jo vetëm nënën por edhe babain për të shëtitur nga ora 11:00 deri në orën 17: 30.
Jo vetëm kaq por e shtuna do të vazhdojë të jetë një ditë blerjesh të ushqimeve dhe ilaceve.
Rregulli i ri i i njoftuar nga kryeministri lejon të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30 dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Të gjithë bizneset e tjera do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë, përfshirë furrat e bukës dhe tregjet e fruta perimeve.
Lëvizja do të bëhet në këmbë pasi automjetet private do të vazhdojnë të qëndrojnë të parkuara, përvec atyre që kanë autorizimin përkatës në fundjavë.
Ndryshimet e reja shërbejnë edhe si një test për të gjithë shqiptarët, sa të kujdesshëm do të jenë për të ruajtur distancimin social duke u shndrruar në rojtarë të shëndetit të tyre dhe familjeve.