Lajm i rëndë vjen nga Greqia/ Futbollist 26-vjeçar ndërron jetë

Një lajm i rëndë vjen nga Greqia, ku një futbollist 26-vjeçar ka ndërruar jetë.

Manos Kazanzolu kishte shkuar në një zonë malore të Kavala për të bërë sport dhe stërvitje, por ka ndërruar jetë.

Lojtari është gjetur atje nga disa kalimtarë, teksa është transportuar menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Manos Kazanzolu, kishte ndërruar jetë. 

Ai kishte luajtur për skuadra si Pajios dhe së fundmi luante me Union në Greqi, dhe ishte edhe trajneri i Departamentit të Akademisë së PAOK.

Loading...