E dhimbshme/ Nuk kishte çfarë t’u jepte, nena ‘gatuante’ gurë me shpresë se fëmijët do i zinte gjumi duke pritur ushqimin

Nëna e tetë fëmijëve, ne Kenia tregon se “gatuante” gurë për fëmijët, me shpresën se ato do t’i zinte gjumi duke pritur ushqimin.

I gjithë vendi është në izolim total, për shkak të koronavirusit, ndersa Penianh Bahati Kitsao, shprehet se muaji i kaluar ka qenë një torturë e vërtetë, brenda shtëpisë së saj me dy dhoma të vogla, pa ujë dhe energji elektrike.

E mbetur papunë per shkak te situatës, Penianh thotë se shpesh fëmijët i zinte gjumi teksa ajo “gatuante” gurët, por gjithsesi ajo thotë se fëmijët e kuptuan këtë truk të saj.

“Fëmijët filluan të më thonin se unë i gënjeja vazhdimisht. Por s’kam ç’të bëj, nuk kam asgjë për t’i ushqyer”, u shpreh nëna.

Një fqinj i gruas, e bëri publik këtë rast në mediat lokale dhe po ashtu hapi një llogari bankare për të.

Fatmirësisht thirrjes së fqinjit, i janë përgjigjur dhjetëra donatore, të cilët i kanë dhuruar para familjes në nevojë.

Loading...