“Provokim!” Mësuesi zvicerian i vërsulet vajzës shqiptare pse veshi bluzë kuq e zi

Sabit Gecaj një poet e publicist shqiptar ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me sjelljen e mësuesve zvicerianë ndaj simbolevë të shqiptarëve.

Gecaj ka shkruar se një nxënëse shqiptare e një shkolle të qytetit të Cyrihut përjetoi injorancën nga ana e mësuesit të saj për shkak se kishte veshur fanelën me shqiponjë, për të treguar përkatësinë e saj po ashtu edhe për nderë të Festës së Flamurit.

Home Lajmi i fundit
“Provokim!” Mësuesi zvicerian i vërsulet vajzës shqiptare pse veshi bluzë kuq e zi

Kliko per me shume info

Sabit Gecaj një poet e publicist shqiptar ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me sjelljen e mësuesve zvicerianë ndaj simbolevë të shqiptarëve.

Gecaj ka shkruar se një nxënëse shqiptare e një shkolle të qytetit të Cyrihut përjetoi injorancën nga ana e mësuesit të saj për shkak se kishte veshur fanelën me shqiponjë, për të treguar përkatësinë e saj po ashtu edhe për nderë të Festës së Flamurit.

Kliko per me shume info

Gecaj ka pyetur se: “A mund të imagjinoni, që në arsimin zviceran, punojnë mësues injorantë, të cilët; një fëmiu shqiptarë që ka veshur fanelen KuqeZi, me Flamurin Kombëtar Shqiptar, për nderë të 28 nëntorit, i drejtohen: ju nuk guxoni të veshni këtë bluzë, sepse është provokim.

Andaj një qëndrim i tillë i një mësimdhënësi, ndaj një nxënësi, shqiptar në këtë rast; nuk dua ta klasifikoj si racizem, por jam i detyruar të them se është një primitivizëm, dhe mosdije e injorancë e paskajeshme.

Shprehja e identitetit në këtë mënyrë, me shenja ose heraldike tjetër, nuk do të thotë se është dhunë, përkundrazi është vlerë njerëzore e kombëtare, është vetëdije shoqërore e njerëzore, dhe nuk përben asnje rrezik, për asnjë shoqëri e as popull.

Fundja pse nuk duhet njeriu të mos deklaroj identitetin e vetë nacional, çfarë të keqe apo turp përbën një gjë e tillë! Nuk e dija që edhe Zvicra, paska mesues, e mesues!”, ka shkruar në fund Gecaj. /Lajmifundit.al

Loading...