Një 45-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, ndërsa ishte prekur nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për shtetasin Altin Hyso, i cili kishte prej 20 vitesh që jetonte në Sulmona të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se Hyso është shqiptari i katërt që ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Itali, ndonëse ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë
“Il messaggero”, shkruan se 45-vjeçari humbi jetën gjatë mbrëmjes së kaluar në spitalin e Chieti-t, ku ishte transferuar nga institucioni shëndetësor i Ortona-s, pasi kishte testuar pozitiv me koronavirus.
Bashkëshort e baba i 2 fëmijëve minorenë, Hyso punonte si punëtor ndërtimi, ndërkohë që vdekja e tij la pas edhe një brengë të madhe për familjen, pasi dëshira e tij ishte që ai të vdiste pranë tyre.
“Po prisnim rezultatin tamponit të dytë për ta sjellë atë në shtëpi, por për fat të keq nuk kishim kohë.
Ne do ta kujtojmë atë për buzëqeshjen e tij që nuk u zhduk kurrë, madje as gjatë viteve të vështira të sëmundjes dhe pasi mësoi se ai është pozitiv për virusin”, thanë familjarët e tij.