Fundjava e dedikuar për pensionisëve dhe fëmijëve, sot hapur vetëm…

Edhe kjo fundjave pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të kenë liridalje, por secili me fasha orare të ndryshme.

Moshat e treta do të kenë mundësi të dalin për ecje deri në orën 10.00.

Më pas do të jetë radha e fëmijëve të shoqëruar nga prindërit.

Liria e tyre do të jetë nga ora 11.00 deri në 17.30.

Gjatë kësaj të shtune do të jenë të hapur edhe farmacitë, edhe ushqimoret.

T dielën do të jetë e njëjta liridalje për pensionistët dhe fëmijët, por nuk do të ketë asnjë biznes hapur.

Po ashtu, në të dyja ditët e fundjavës, është i ndaluar qarkullimi me automjete private.

Loading...