Lleshaj për grabitësit: Autorët duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por …

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj reagoi ne lidhje me kapjen e autoreve te grabitjes ne Zall Herr.

Ai shkruan se edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta.

Komenti i Lleshajt:
Me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë.

Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror.

Këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.

Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve.

Loading...