Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur me 27 prill tek tregu i makinave ne Shenvlash.
Altin Ndoci dhe A.K., 22-vjeç janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës dhe gjatë mbajtjes së seancës institucioni ishte i rrethuar nga policia.
Masa te forta sifurie per seancen:
Me masa të rrepte sigurie janë dërguar në gjykatë për t’ njohur me masën e arrestit, 2 autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.
Altin Ndocin si edhe 22-vjecari me inicialet, K.A, të arrestuar ditën e e djeshme nga policia në kuadër të operacionit “Shën Vlash” pritet te dalin para gjykates.
Dy të arrestuarit, akuzohen gjithashtu edhe për ngjarjen kriminale të 2 marsit, ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç po në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale policia njoftoi se sekuestroi 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.