Lulishtet, rrugët dhe rrugicat e Gjirokastrës në këto ditë pranvere janë më të bukura se asnjëherë.
Bashkia e Gjirokastrës ka dekoruar këto ditë me lule shumëngjyrëshe të gjitha lulishtet e qytetit.
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, shprehet se “të mbjellësh pemë dhe sidomos lule, do të thotë të besosh tek e nesërmja. Sot më herët se vonë ne kemi nevojë të besojmë tek e nesërmja dhe rikthimi në normalitetin që na mungon aq shumë”.
“Kemi nisur t’i japim më tepër ngjyra qytetit me mbjelljet e luleve në disa hapësira. Do të vazhdojmë t’i bëjmë rrugët e rrugicat po aq të bukura sa oborret dhe ballkonet tuaja”, – tha Golemi.
Gjirokastra është një ndër destinacionet kresore në vend për turistët, ndaj dekorimi i rrugëve dhe lulishteve të saj i shton bukurinë këtij qyteti të gurtë. /atsh