Mjeku Tritan Kalo i eshte pergjigjur deklaratave te Ilir Beqjas, ish minister Shendetesie, duke thene se angazhimin mediatik e ka pasur gjate kesaj kohe per te informuar publikun ne lidhje me pandemine.
Postimi i mjekut Tritan Kalo:
DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….
Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….
KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….
Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!