Ata u arrestuan pas një aksioni të policisë Fier të koduar “Laboratori”, në banesën e tyre ku është gjetur një laborator droge dhe janë sekuestruar 312 fidane canabis sativa.
Mësohet se Qamilja e ka pranuar faktin që ka kultivuar drogën e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Ajo thotë se ka marrë borxh 25 milionë lekë tek të afërmit e saj.
Gruaja është penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë.
Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve por tek motra e tij. Shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.
Qamilja dhe biri i saj Anxhelo Kapaj janë arrestuar në banesë, ndërkohë që Aleksandër Kapaj 53 vjec, bashkëshorti i Qamiles dhe i ati i Anxhelos ka mundur t’i shpëtojë prangave të policisë dhe është shpallur në kërkim nga policia së bashku me një shtetas tjetër nga Kosova.