Sulmi i fundit vjen nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ka një sërë provash që tregojnë se koronavirus ka ardhur nga laboratori i virologjisë në Wuhan.
Kina ka bërë gjithçka mundej për ta mbajtur botën në errësirë”, tha Pompeo.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i “dështimit të një laboratori kinez”.
Ai shton se Kina ka një histori të infektimit të botës dhe se më parë ata kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde.
Shefi i Jashtëm i Uashingtonit nuk zgjodhi ta specifikonte nëse dalja e COVID-19 ishte diçka e bërë me qëllim apo jo.
Loading...