26-vjecari hidhet nga kati i pestë i konvikteve

Një 26-vjeçar nga Gjilani eshte hedhur nga kati i pestë i njëri prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, thotë se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Viktima është nga Gjilani. Ka ardhur Me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje të brendshme dhe lëndime vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, lajmin se një person ka kërcyer nga njëri prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te qendra e studenteve dhe një person është përcjell me autoambulancë në drejtim të klinikes emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera, ndërsa lidhur me gjendjen shëndetësore referohuni kompetenteve në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës, zëdhënësit të Policisë së Kosovës

Loading...