Prezantuesja Albana Osmani, pjesë e “Kutia e pyetjeve” në Prive ka zbuluar shumë gjëra të reja.
Përpos punës dhe fondacionit, fansat bënë pyetje edhe më personale:
Nëse do të lidhej me ndonjë të huaj, pse jeton vetëm e teksa përgjigje tejet interesante dha me një pyetje që e dëgjojmë shumë shpesh.
“Kur e humbe vírgjërinë?!” – ka pyetur një ndjekës. Albana tha se kjo pyetje për mendimin e saj është një mentalitet i gabuar dhe ndonjëherë thotë me vete: “Ende bëhet kjo pyetje”.
“Për kuriozitetin tuaj kam qenë 52 vjeç kur e kam humbur virgjërinë “ – thotë moderatorja me humor, duke i lënë sërish konfuz ndjekësit e saj për pyetjen e bërë. U bë kohë që moderatorja po qendron larg ekranit, dhe nuk dihet më asgjë për jetën e saj private, apo për ndonjë lidhje të mundshme.