“Unaza e Re”, vijon procesi i matjeve në objekte për efekt shpronësimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) po vazhdon edhe sot procesin e verifikimit dhe matjeve në objektet që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në zonën e Astirit, Tiranë, në funksion të procedurave të shpronësimit.

Sipas ARSH-së, objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.ATSH

 

Loading...