Mjeku Kalo jep lajmin e mirë

Rastet e personave të infektuar me koroanvirus në vendin tonë po vjen duke u ulur. Mjeku Tritan Kalo thotë se nuk duhet ta tepërojmë me entuziazëm. Sipas tij, në 36 orët e fundit nuk ka asnjë person të shtruar në spitalin infektiv.

“Të thuash e kemi mposhtur një sëmundje që ka karakterin e një pandemie është një entuziazëm pak i tepruar. Por që jemi në udhë të mbarë dhe që po kujdesemi që të mos kemi rishpërthime kjo është që jo që mund të them. Fatmirësisht kombinimi i vetë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe disa masave të marra që për mendimin tim nuk kanë qenë të gabuara kanë bërë që të jemi sot në këtë gjendje ku nga 803 individë të testuar pozitiv me COVID-19 të kemi vetëm 229 raste aktive, të kemi 68% të tyre të shëruar, fatkeqësisht 31 humbje jete dhe kohët e fundit flas për 36 orët e fundit të mos kemi asnjë të shtruar në spitalin infektiv”- shprehet Kalo.

Kjo tendencë shpresoj të jetë një diellë që do vazhdojë të rrezatojë më shumë, por vetëm gjithmonë me kujdesin që njerëzit të vazhdojnë për distancimin nga njëri-tjetri dhe higjiena. Hë për hë kemi në një situatë botërore ku nuk kemi një mjekim specifik antiviral ndaj sars cov 2.

Në horizont duket ende pak e largët dita kur do të kemi në eficencë përdorimi e një vaksine që parandalon ose ndërpret vazhdimin e infeksionit.

Por, faktin se shqiptarët kanë një imunitet më të fortë se popujt e tjerë në botë, Tritan Kalo e shpjegon kështu:

Klima, terreni, uji, dielli janë të favorshme për të mos zhvilluar raste shumë të mëdha në krahasim me pjesën veriore të kontinentit dhe vetë gadishullit Apenin në Itali.

Jemi një popullatë relativisht më e re se këto zonat e botës, jemi një popullatë e mirëvaksionuar edhe ndaj infeksioneve të tjera, të një sistemi unitar që është në alarm për të kapur viruse të tjerë, e ka aftësinë për të luftuar SarsCov 2.

Loading...