Manastirliu: Nëse kemi 250 të shtruar në spitale, do të kthehemi pas

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” theksoi se nëse do jenë 250 persona me COVID-19 të shtruar në spitale atëherë do ketë një kthim pas, në lidhje me fazat e lehtësimit.

“Ne sipas Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur që të bëjmë vlerësimin dyjavor të hapjes përgjatë çdo faze.

Do të shohim në datë 11 Maj, po jap datën 11 Maj si vlerësimin e fazës së parë që do të na japë një panoramë të situatës.

Nëse do të kemi deri në 90 të shtruar në spital do të vijojmë me fazën tjetër dhe nëse do të kemi 250 të shtruar ne nuk do të bëjmë më hapje të mëtejshme, por do të kthehemi mbrapsht.
Nëse në terapinë intensive do të kalojmë mbi 30 pacientë të intubuar, ne do të vlerësojmë rikthimin mbrapsht. Çfarë është e rëndësishme, është të mos humbim çfarë kemi fituar gjatë kësaj kohe 7 javore”, tha Manastirliu.

Loading...