Kryemadhi tha se qeveria e ka keqmenaxhuar situatën dhe masat shtrënguese janë të kota. Sipas saj, ky virus ka gjasa të ketë qarkulluar që në dhjetor.
Pjesë nga deklarata e Kryemadhit në emisionin “Open”:
Për mua do të ishte demagogji nëse do të thoja që e ka menaxhuar mirë. Për mua shifrat nuk janë të sakta. Qeveria nuk ka kthyer ende përgjigje sa ishin shifrat e vdékjeve për muajt janar-shkurt. Për mua, e kam thënë ne mund ta kemi kaluar që nga dhjetori. Nëse bëjmë një retrospektivë, ka gjëra që nuk shkojnë me atë që thuhet.
Në vend që të themi na falni, nuk dimë si ta menaxhojmë, vazhdojmë akoma dhe bëjnë propagandë.
A e dini ju sa të sëmurë kronik ka që nuk shkojnë dot të bëjnë një vizitë? qoftë edhe për të komunikuar.
Ajo që të bën përshtypje është se gjithë këto masa radikale, pse kemi kaq pak të sëmurë? Pse virusi në orën 5 e gjysmë del në rrugë? Janë qesharake, mjaftojmë të shohim Suedinë çfarë ka ndodhur.
Gënjejnë. Gënjejnë për shumë gjëra. Edhe për ata persona të vdékur, ne nuk themi shkaqet. Nuk po marrim sa të sëmurë ka që janë me Covid, a janë testuar?
E gjithë mënyra se si është menaxhuar, unë e kam thënë që në fillim që kjo mbrapa ka një nuk po them konspiracion, por një “re-shape” globale. Unë mendoj që një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria është vendosja e panikut te qytetari.
Ajo që mua më shqetëson dhe më bën të ndjehem e shqetësuar për mua është ekonomia.