Për herë të parë pas nëntë javësh, rrugët e Italisë plot me njerëz

Italianët mbushën përsëri në rrugë sot ndërsa vendi doli nga bllokimi më i gjatë në Evropë dhe hyri në ‘fazën e dytë’ të krizës së koronavirusit.

Në Venecia, ku rrugët e zbrazëta dhe rrugicat ishin një simbol i hershëm i krizës në Evropë, Sheshi i Shën Markut ishte plot me njerëz përsëri sot ndërsa tregtarët vendas u mblodhën në shesh.

Trenat dhe platformat ishin sërish plot e përplot në Milano me më shumë se katër milion njerëz që pritet të kthehen të punojnë në fabrika dhe vendet e ndërtimit, ndërsa të tjerët mund të ushtrojnë stërvitje nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit për herë të parë pas shumë javësh.

Qeveria e Italisë thotë se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por disa fotografi treguan se nuk po zbatohej rreptësisht.

Loading...