Vlorë/ Arr.estohet i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, ja për çfarë ishte dënuar

Denis Hysaj. 37 vjeç nga Vlora, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga 37-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin:

Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Loading...