Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në ekonominë dhe turizmin e shteteve më të mëdha të botës, por kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka shpresa të larta që të nisë sezonin veror më 1 korrik.
Në një intervistë për CNN, tha: “Ne nuk jemi më të varur nga turizmi i huaj se Portugalia apo Spanja. Të gjitha vendet europiane janë të varura nga turizmi”.
Kryeministri grek përshkroi se kushtet e mundshme do të lejojnë të huajt që të hyjnë në vend. Prioritet do të jetë që të testohen për Covid-19 dhe të zbatojnë protokollet e higjenës.
“Skenari më i mirë është që Greqia të hapet për bizneset më 1 korrik dhe ne po punojmë për këtë. Sigurisht, kjo përfshin linjat ajrore pasi pjesa më e madhe fluturojnë drejt Greqisë, por shumë strikte dhe me protokolle të detyrueshme.
Do të jetë një verë ndryshe por ne shpresojmë që e keqja është pas nesh. Ajo që unë e mbaj si trashëgimi të kësaj krize është ndjenja e suksesit kolektiv dhe guxoj ta përdor fjalën krenari. Grekët nuk kanë qenë krenarë në një kohë të gjatë dhe të gjatë. Për dhjetë vjet, ne ishim çanta goditëse e Evropës”, tha kryeministri.