Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka pranuar të flasë për kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili një ditë më parë tha se kreu i shtetit nuk ka tagër të merret me mandatin e tij. Në komunikimin për gazetarët nga varrezat e Dëshmorëve, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributi që kanë dhënë dëshmorët e Atdheut. Po ashtu Meta refuzoi t’i përgjigjet edhe pyetjes për vazhdimin ose jo të grushtit të shtetit.
“Sot është dita e dëshmorëve, është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për tu angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht”, u shpreh Presidenti Meta, kur u pyet për çështjen e kreut të KED, Ardian Dvorani.
Meta apeloi që t’i kushtoi me shumë vëmendje edukimit të të rinjve, për t’u njohur më shumë me skarificat e dëshmorëve të Atdheut.
“Edhe njëherë sot apeloj për ti kushtuar më shumë vëmendje më të madhe edukimit të të rinjve, me LANC, me të vërtetat e saj më thelbësore, me sakrificat e saj të jashtëzakonshme, do të ishte mirë ti kushtonin më shumë vëmendje në procesin e edukimit dhe mësimdhënies.
Do të ishte e domosdoshme që cdo fëmijë shqiptarë njëherë në jetë të shkojë falë programeve të shkollave për të vizituar Borovën apo vende të tjera dhe të shohin ato masakra çnjerëzore të pushtuesve, për të kuptuar se liria dhe pavarësia kanë ardhur nga një luftë e shenjtë që duhet të mbrohet”, tha Presidenti Meta.