Kryeministri australian Scott Morrison tha se origjina e Covid-19 mund të jetë nga tregjet e kafshëve të egra, teksa bëri thirrje për një hetim të pavarur në origjinën e pandemisë.
“Origjina më e mundshme ka qenë në një treg të kafshëve të egra,” tha ai ditën e sotme.
“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që të kemi një hetim të duhur, një përmbledhje të pavarur, në mënyrë transparente, dhe të mësojmë nga këto gabime. Kjo është edhe ajo në të cilën përqendrohet Australia”, tha Morrison.
Deri më tani në Australi janë shënuar 96 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 15,621 të infektuar.
Loading...