Një studiues i koronavirusit të ri është vràrë brûtalisht në një rast të dyshuar si vràsje-vetëvràsje, dhe sipas pretendimeve, në prag të një zbulimi madhor shkencor.
37 vjeçari Bing Liu, u gjet i vràrë me àrmë në shtëpinë e tij në Ross Township, Pennsylvania nga një njeri për të cilin policia tha se doli jashtë dhe vràu veten.
Njeriu i dytë nuk është identifikuar dhe policia nuk ka as motivin e vràsjes së Liu. Ai ishte asistent profesor në kompjuterë dhe sisteme biologie në Universitetin e Pittsburgh.
Para se të vrìtej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thellur të Covid-19, tha universiteti.
“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.
Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Hûmbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vràu, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vràsjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.