Mesazhet në WhatsApp të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi disa javë para vdekjes së tij, mund të jetë një zhvillim thelbësor për motivin e vrasjes së tij.
Në shkëmbimin në WhatsApp, mes tij dhe aktivistit të Montrealit, Omar Abdulaziz, Khashoggi sulmon Princin e Kurorës së Saudit, Mohammed Bin Salman, të cilin e cilëson një njëri që gllabëron armiqtë e tij.
ABdulah, i cili i zbuloi mesazhet për CNN, tha se ato mund të jenë hakuar në gusht nga autoritetet saudite, dy muaj para vrasjes brutale brenda konsullatës në Turqi.
Muajin e kaluar, kërkuesit në Universitetin e Torontos raportuan se telefoni i Abdulaziz mund të jetë hakuar nga zyrtarë ushtarakë.
“Telefoni hackuar luajti një rol të madh në atë që i ndodhi Jamal. Më vjen shumë keq që po e them, por faji po më vret”, tha aktivisti për CNN.
(BalkanWeb)