Vlorë/ Vr.au fqinjin pas një sherri,pak ditë më parë.Vihet në pr.anga 25-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar sot autorin e një vrasje në këtë qytet.

Në pranga ra shtetasi i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.

Loading...